E bujshme, Ronaldo mendon largimin nga Juventus

E bujshme, Ronaldo mendon largimin nga Juventus

49
0
Shares

Aventura e Cristiano Ronaldos në Itali mund të përfundojë më shpejt sesa mendohej.

Sajti spanjoll “Diario Gol” shpjegon arsyen se pse portugezi mund të largohet nga Juventus. Ronaldo u kishte thënë drejtuesve të torinezëve se donte 2 lojtarë për vitin tjetër.

I pari është Joao Felix. Ylli i Benfikës kërkohet me ngulm nga Juventus, por sipas mediave lojtari preferon Manchester Cityn. Pep Guardiola e sheh 19 vjeçarin si pjesë të projektit për të ardhmen.

I dyti është Marcelo. Braziliani është mik i ngushtë me Ronaldon, por drejtuesit e bardhezinjve po tentojnë të rinovojnë me Alex Sandron.

Kjo ka sjellë pakënaqësi tek Ronaldo, i cili mendon rikthimin tek klubi ku u bë ylli i futbollit botëror, Manchester United.

“Djatjë” së fundmi kanë lidhur marëveshje me kompaninë e makinave Chevrolet dhe imazhi i Ronaldos do të sillte të ardhura të konsiderueshmë në arkat e klubit.

Për të “shkëputur” luzitanin nga Juventusi, anglezët kanë gati një ofertë prej 140 milionë eurosh për italianët dhe 34 milionë në sezon për lojtarin.

Merkatoja e verës po vjen!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY