Basha viziton familjen e Major Tanushit: I hidhëruar për këtë humbje të...

Basha viziton familjen e Major Tanushit: I hidhëruar për këtë humbje të madhe

44
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte për ngushëllim tek familja e Major Klodian Tanushi, i cili vdiq mbrëmë nga plagët e marra nga shpërthimi fatal i 6 Majit në Letoni.
Basha shoqërohej nga deputeti i Qarkut të Dibrës Xhemal Gjunkshi.
Major Klodian Tanushi humbi jetën mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pasi iu dha lamtumira e fundit nëntetare Zarife Hasanaj.
Zoti Basha reagoi edhe mbrëmë menjëherë pas ngjarjes me anë të një postimi në rrjetet sociale

“Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY