Vasili sulmon ministren Shahini: “Zot na ruaj nga gjëma e shkollëpaktës, që...

Vasili sulmon ministren Shahini: “Zot na ruaj nga gjëma e shkollëpaktës, që e urren Shkencën”

57
0
Shares

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj Ministres së Arsimit Besa Shahini duke e akuzuar atë se kërkon të djegë Akademinë e Shkencave.

Vasili pasi citon deklaratën e Shahinit e akuzon atë se “e urren shkencën egërsisht se është pasqyra e padijes së vet proverbiale,që s’gjeti vend gjëkundi në Kosovë.”

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Shkollepakta e Ministrise se Arsimimit tamam si druvari qe therret:dru me pre.

Do me pre dhe me e djeg fare Akademine e Shkencave dhe pastaj ta beje hi e ta shperndaje neper akademite e tjera neper Ballkan.

Zot na ruaj nga gjëma e shkollepaktes,qe e urren shkencen egersisht se eshte pasqyra e padijes se vet proverbiale,qe s’gjeti vend gjekundi ne Kosove.

Shkollepaktes i jane vene ne krah dhe analfabetet e parlamentit,qe po pergadisin turren e druve per te djegur shkencen me firmat e tyre ne ligjin qe e gllaberon shkencen.

I sigurte eshte vetem ngazellimi i shkollepaktit, qe ka siper vetes… ne krye te qeverise, i cili kur sheh pjellat e veta qe presin,shqyejne dhe gllaberojne shkencen eksitohet.

Lexojeni cfare shkruan kjo profane:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY