Kundërshtuan me dhunë policinë, arrestohen 3 persona në Pogradec

Kundërshtuan me dhunë policinë, arrestohen 3 persona në Pogradec

59
0
Shares

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga 3 shtetas nën akuzën se kundështuan me dhunë punonjësin e policisë, gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shteastit S.S, 24 vjeç, O.Xh, 27 vjeç, U.B, 17 vjeç, banues në Pogradec.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat”,- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY