VIDEO/Ilir Meta pret në Tiranë liderët e Ballkanit, çfarë rëndësie ka Samiti...

VIDEO/Ilir Meta pret në Tiranë liderët e Ballkanit, çfarë rëndësie ka Samiti i Brdo-Brijunit

116
0
Shares

Liderët e Ballkanit ndodhe në Tiranë për samitin Brdo-Brijuni. Ka qënë presidenti Ilir Meta i cili ka pritur udhëheqësit.

Në një dalje për mediat pas takimit, Presidenti i Republikës ka shprehur dhe njëherë atë se çfarë Ballkani duhet të bëjë. Ai tha se në takim u ra dakord për një angazhim dhe bashkëpunim të ngushtë për të ruajtur paqen e sigurinë në rajon.

U angazhuam për bashkëpunimin e ngushtë. Rajoni i Ballkanit ka pasur një ecuri pozitive. Angazhim i të gjithëve për paqe e siguri në rajon. Samiti i ardhshëm organizohet në Slloveni dhe besoj dhe me praninë e Guterres të cilin kemi vendosur ta ftojmë”,-deklaroi Kreu i Shtetit.

Me ftesën edhe të Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe të Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës, do të marrin pjesë tre Anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić.

Të ftuar nderi janë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga Presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.

Samiti i Liderëve në Tiranë, që përkon dhe me “Ditën e Evropës”, synon të përçojë një mesazh të rëndësishëm politik lidhur me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1833961240086308/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY