Studentët korçarë i rikthehen protestave: Bëmë luftë për vettingun e pedagogëve dhe...

Studentët korçarë i rikthehen protestave: Bëmë luftë për vettingun e pedagogëve dhe asgjë nuk u bë

47
0
Shares

Në Korçë studentët i janë rikthyer protestës. Bojkotuan për një orë procesin mësimor dhe u grumbulluan para Korpusit Universitar.

Thonë se janë të pakënaqur me mënyrën si po impelementohet Pakti për Universitetin, prej të cilit ende nuk kanë parë përfitime konkrete.

Nje tjetër problematikë, për të cilën ata kërkuan vëmendjen e universitetit dhe qeverisë, ështëe krijimi i hapësirave për punësimin e të rinjve, të cilët po braktisin masivisht vendin.

Ismeralda Sejdolli, kryetare e Këshillit Studentor: “Ne i dhamë kohë qeverisë që të realizonte paktin për universitetin që na i kishte premtuar, por benefitet e këtij pakti ne nuk po i marrim akoma”.

Vetingu i pedagogëve, rritja e cilësisë së mësimdhënies si dhe zvarritja e procesit të botimit të dispensave, ishin të tjera kërkesa të paplotësuara, sipas studentëve.

Ansi Kapllani, student: “Bëmë luftë shumë të madhe për vetingun e pedagogëve dhe dispensave dhe asgjë nga këto nuk është bërë”.

Rektori i Universitetit të Korçës  Ali Jashari, e ka konsideruar të drejtë kërkesën e studentëve, sa i takon mundësive të punësimit të tyre. Kurse kërkesat e tjera janë në rrugën e zgjidhjes.

Ali Jashari, Rektor i Universitetit “Fan Noli”: “Ne për të parën, për tekstet e dispensat kemi grumbulluar të gjitha nevojat që kanë për literaturë bazë dhe ndihmëse. Të gjitha këto, së shpejti do hartohet një listë e plotë e teksteve dhe literaturës ndihmëse dhe do jetë që vitin tjetër akademik në bibliotekat e fakulteteve”.

Studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY