FOTO/NATO e përcjell me nderime, trupi i ushtarakes Zarife Hasanaj niset për...

FOTO/NATO e përcjell me nderime, trupi i ushtarakes Zarife Hasanaj niset për në atdhe

100
0
Shares

Ushtarakja shqiptare Zarifa Hasanaj “është nisur” për në Shqipëri.

Kolegët e saj të bazës ushtarake të NATO, Camp Adazi në Letoni paraditen e sotme e kanë përcjellë me me një ceremoni ushtarake lamtumire, me nderimin më të madh, arkivolin me trupin e efektives shqiptare.

Para pak minutash, në bazën ku Hasanaj kontribuoi dhe dha jetën, u organizua ceremonia në të cilën morën pjesë, efektivët nga 10 shtete të botës, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.

Në orën 12.45 në bazën ajrore të Rinasit do të organizohet ceremonia e pritjes së trupit të pajete të nëntetares.

Ndërkohë, të premten, 10 Maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në 11.45 – 12.30 ceremonia shteterore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongresese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY