FOTO/Dhe në “Game of Thrones” ndodhin gafa të mëdha, ja si produksioni...

FOTO/Dhe në “Game of Thrones” ndodhin gafa të mëdha, ja si produksioni e rregulloi pas kritikave

50
0
Shares

Sezoni i 8 i Game of Thrones ka rrëmbyër vëmendjen e gjithë botës. Pas 2 viteve, e sigurtë do të ishte që miliona shikues të mbërtheheshin pas ekranit.

Tashmë sapo është transmetuar episodi i 4 dhe kudo po shpërthejnë memet në rrjetet sociale për shkak të një “pakujdesie” të produksionit.

Gjatë një skene ndjekësit e serialit, kanë vënë re një gotë e cila duket se nuk kishte aspak lidhje me kohën dhe vendin ku po ndodhnin ngjarjet.  Gota i përkiste kompanisë “Starbucks”, kafja më e njohur e momentit në botë.

Kaq mjaftoi që të gjithë të talleshin dhe kudo të përflitej për këtë detaj.

Por “HBO” në qetësi të plotë ka përditësuar episodin e fundit  të “Game of Thrones” duke hequr në mënyrë dixhitale  gotën e kafes e cila bëri zhurmë në rrjet. Pavarësisht se ky produksion i suksesshëm kalon nën kontrollin e imtësishëm të regjisorëve mesa duket askush nuk e kishte vënë re. Gjëra që ndodhin, ama ja që fansat janë shumë detajist.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY