Basha: Të vetmit që bëjnë “hajër” me Ramën janë ata 10 oligarkë...

Basha: Të vetmit që bëjnë “hajër” me Ramën janë ata 10 oligarkë që i puthin b***n!

50
0
Shares

Me tone të ashpra dhe akuza të drejtpërdrejta lideri i opozitës Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama nga qyteti i Korçës, duke deklaruar se ai qeveri me 10 oligarkë të gjithë Shqipërinë, njerëz që sipas kryedemokratit i puthin duart, këmbët dhe atë që nuk thuhet kreut të qeverisë.

Basha i ka bërë thirrje qytetarëve korçarë që t’i bashkohen protestave të opozitës për hedhjen nga pushteti të kryeministrit.

Basha: Kam parë dhe dëgjuar dhe prekur me duart e mija mjerimin e thellë me të cilin është krehur Korça e punës, Korça e mençurisë, por për shkak të mallkimit që quhet sot Qeveria e Ramës, që ka mbyllur 1/3 e bizneseve të vogla. Mijëra vetëm këtu në Korçë janë detyruar të ulin qepenat. Me sjelljen e terroriste e kishin të pamundur që të siguronin kotheren e bukës jo më të punësonin një familjar tjetër. Është sjellësja më e sigurtë e mirëqënies por një rrezik i madh për Tiranën. Të vetmit biznesmenë që bejnë hajër janë ata që rrinë me Edi Ramën, për të krijuar monopole në Industrinë Ushqimore dhe farmaceutike, prandaj ka shkatërruar gjithë të tjerët se me ata të 10 ndan pasuritë. Këta të 10 i puthin këmbët, dorën, i puthin atë që nuk thuhet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY