Pranvera sjell alergjitë, mjekët bëjnë apel për kontrolle

Pranvera sjell alergjitë, mjekët bëjnë apel për kontrolle

44
0
Shares

Me pranverën vijnë dhe problemet shëndetësore për shumë persona. Të prekurit nga alergjitë në vendin tonë po njohin rritje ndërsa mjekët apelojnë për mos neglizhim të simptomave pasi alergjitë kthehen në asmë bronkiale. 1 në 4 fëmijë vuajnë prej saj.

Teshtimat, bllokimi i hundëve e lotimi i syve tek shumë persona vijnë bashkë me pranverën. Polenët e luleve dhe ndotja e ajrit ka shtuar numrin e te sëmurëve nga alergjitë dhe asma bronkiale në vendin tonë.

1 në 4 fëmijë sipas specialisteve vuan nga asma ndërsa deri ne 18% e popullsisë nga alergjitë. Kjo është periudha kur në kabinetin e mjekëve alergologë gjen gjithnjë pacientë në radhë, shumë prej tyre në gjendje të avancuar.

“Tani ka një lloj rritje mund të themi të paraqitjes së të sëmurë pranë mjekut specialist duke qenë se në këtë periudhë shtohen edhe polenozat. Pacientët që janë alergjikë ndaj polenëve mund të shfaqin shenjat e një rruge alergjike, për të cilën vijnë këtu për t’u diagnostikuar dhe mjekuar”.

Mos neglizhoni alergjitë apelojnë mjekët në ditën botërore të ndërgjegjësimit për asmën bronkiale pasi ato janë shkaku kryesor i saj.

“Pacientët tanë shpesh herë e kaplojnë atë në vitin e parë, jo një grip, jo një virozë dhe marrin shumë mjekime. Këtu paraqiten në momentin kur simptomat janë bërë severe kur gjendja e tyre është rënduar dhe u është prekur komplet cilësia e jetesës”.

Në botë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 235 milion persona vuajnë nga asma ndërsa 80% e vdekjeve për shkak të saj ndodhin ne vendet me te ardhura të ulëta dhe të mesme./ABC News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY