“Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen” reagojnë Meta, Rama dhe Xhaçka

“Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen” reagojnë Meta, Rama dhe Xhaçka

72
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen efektives shqiptare në bazën e NATO-s në Letoni, pas shpërthimit të municioneve të paplasura.

Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, si dhe pjesëtarëve të kontingjentit të Forcave të Armatosura në Letoni. Presidenti po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur dhe u shpreh urimet për shërim sa më të shpejtë Major Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj”, thuhet në deklaratën e Presidentit.

Më parë, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale edhe Kryeministri Rama. “Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave të Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë! Ngushëllime  familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj”, shkruan Rama në Twitter.

Nuk ka munguar as reagimi i ministres Olta Xhaçka. “Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe”– shkruan ajo në rrjetet sociale.

Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura”,-shkruan në mesazhin e saj ministrja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY