Letonia nis hetimin si shpërtheu mina, gati të sjellë në Shqipëri trupin...

Letonia nis hetimin si shpërtheu mina, gati të sjellë në Shqipëri trupin e nëntetares

57
0
Shares

Pas vdekjes së nëntetares shqiptare, 32-vjeçare Zarife Hasanajt ka reaguar edhe Komandati i Forcave të Armatosura në Letoni, Kalinis. Në një dalje për mediat, Kalinis informoi mbi atë ç’ka u regjistrua mëngjesin e sotëm në bazën Adazi.

Ai theksoi se ende është e paqartë se si ka ndodhur shpërthimi i minës, që i mori jetën 32 vjecares shqiptare, ndërsa njoftoi se policia vendase dhe forcat e armatosura kanë nisur hetimet mbi shpërthimin.

Sakaq mësohet se ndërsa hetimi është në proces, është ndërprerë trajnimi në bazën ushtarake në Adazi, derisa të përcaktohen shkaqet e asaj ç’ka ndodhi.

Kalinis: Kam urdhëruar një inspektim të plotë në bazë për të gjetur mina ende të pashkelura, deri atëherë nuk do të ketë trajnim.

I pyetur nëse viktimat dhe familja e të ndjerës do të kompensohen, Kalnins theksoi se kompensimi do të paguhej në përputhje me ligjin shqiptar, por Letonia shprehu gatishmërinë për të transportuar trupin në atdhe.

Të plagosurit – Nga shpërthimi në bazën Adazi mbetën të plagosur edhe dy shqiptarë të tjerë. Ata ishin komandanti kontingjent Klodian Tanus dhe rreshteri Julian Kapaj.

Nga sa vuri në dukje komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare, kjo nuk është hera e parë që një shpërthim ka ndodhur gjatë trajnimit.

Edhe në tetor  të 2011, nëntë roje të bazës u lënduan në depo, ku njëra prej tyre vdiq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY