FOTO/Arkeologët egjiptianë zbulojnë në Piramidat e Gizës varrin e lashtë 4500-vjeçar

FOTO/Arkeologët egjiptianë zbulojnë në Piramidat e Gizës varrin e lashtë 4500-vjeçar

277
0
Shares

Një varrezë 4,500 vjeçare është zbuluar në juglindje të piramidave të famshme të Gizës, njoftoi Ministria e Antikiteteve egjiptiane.

Varri më i vjetër mban mbetjet e dy individëve – një me emrin “Behnui-Ka” dhe një tjetër me emrin “Nji”. Sarkofagët e tyre u gjetën të paprekur; megjithatë, asnjë informacion mbi to nuk është dhënë.

Analiza e artefakteve të varrit dhe mbishkrimet hieroglifë zbuluan se dy burrat kanë jetuar pothuajse 4,500 vjet më parë, gjatë asaj që historianët shpesh e quajnë Dinastinë e Pestë, një kohë pasi u ndërtuan Piramidat e Gizës.

Sipas këtyre mbishkrimeve, Behnui-Ka ishte një prift dhe gjyqtar i cili mbante një numër titujsh, duke përfshirë një të gjatë që e quan atë “pastrues i mbretërve: Khafre, Userkaf dhe Niuserre”. Khafre ishte një faraon i cili urdhëroi ndërtimin e një prej Piramidave të Gizës, ndërsa Userkaf dhe Niuserre ishin faraonë që sunduan Egjiptin gjatë Dinastisë së Pestë.

Khafre, i cili ndërtoi dy nga tri piramidat e famshme të Gizës, besohet të ketë mbretëruar për rreth 25 vjet.

Arkeologët gjithashtu gjetën objekte të ndryshme në varr, thanë zyrtarët, përfshirë një statujë gëlqerore të njërit prej burrave, gruas dhe djalit të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY