Bulqizë, shkon në 100 numri i të helmuarve, priten analizat e ujit...

Bulqizë, shkon në 100 numri i të helmuarve, priten analizat e ujit të pijshëm

57
0
Shares

Numri i të helmuarëve në Bulqizë ka shkuar në 100. Kujtojmë se helmimi dyshohet të jetë shkaktuar nga uji i pishëm.

Sipas drejtorit të spitalit, Haziz Jella i cili ishte dhe mjek roje mbrëmë tha se fluksi ka vijuar deri në orën 1 të natës.

Të rritur dhe fëmijë janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ata janë shprehur se kanë pasur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke. Mjekët pohojnë se nisur nga simptomat, dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë uji i pijshëm.

Ndërkohë sot pritet të dalin edhe analizat e ujit të pishëm, për të konfirmuar përfundimisht shkaqet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY