Grushta dhe ofendime në tribunën VIP pas përfundimit të ndeshjes Tirana –...

Grushta dhe ofendime në tribunën VIP pas përfundimit të ndeshjes Tirana – Skënderbeu!

62
0
Shares

Fundi i ndeshjes Tirana-Skënderbeu në kryeqytet ka patur shumë tension në tribunën ‘VIP’ të “Selman Stërmasit”.

Ka qenë goli I realizuar nga Hasani në minutën e 91 ai që solli shumë gëzim në fushë, por dhunë në tribunë.

Pas disa fjalëve provokuese në distancë, djali i presidentit të Skënderbeut Gerhard Takaj dhe një tifoz i Tiranës, kanë tentuar të konfrontehen fizikisht, duke shkaktuar një rrëmujë në tribunë për disa minuta. U desh ndërhyrja e të pranishmëve, por edhe e policisë private për të qetësuar disi situatën.

Gjithsesi kjo ngjarje u përsërit edhe në vërshëllimën e arbitrit, me personat në fjalë që tentuan të konfiktoheshin edhe në brendësi të stadiumit, por këtë herë me ndërhyrjen e policisë gjithçka u shua përfundimisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY