“Njëri tjetrin mos e hani o shqiptarë”, mesazhi i fortë i aktorit...

“Njëri tjetrin mos e hani o shqiptarë”, mesazhi i fortë i aktorit Mirush Kabashi

67
0
Shares

Gjatë një konference me temë “Ramazani , muaji i mëshirës, solidaritetit dhe shëndetit ” organizuar nga Myftinia Fier, ishte i pranishëm edhe aktori Mirush Kabashi.

Ai përmes vargjeve të Çajupit i bëri apel politikës shqiptare.

“Shoqërisë sonë i mungon besimi dhe janë shumë të paktë ata që besojnë Mungesa e besimit e ka bërë shoqërinë të harrojne vlerat shpirtërore të harrojë vlerat e moralit pa te cilat nuk mund të futemi atje ku ne aderojmë, të futemi në shoqërinë europiane, pa moral. Nuk është ligji , është morali ai që e mban shoqërinë dhe ligji është për raste ekstreme. Politikanët tanë fshihen duke treguar unitetin e fesë por janë të parët janë që nuk e zbatojnë dhe kanë zgjedhur konfliktualitetin”, tha ai.

Poezia

O vëllezër shqipëtarë

Të gjithë bashkë e të pandarë

Mysliman e të krishterë perëndia na ka bërë

Jemi vëllezër të tërë

Mos e ndani pra Shqipërinë

Njëri tjetrin mos e hani

Si bëjnë ata që s’dinë

Besa është e gjithësisë

Por ne jemi të Shqipërisë

Se kemi pirë një sisë

Por për Perëndinë që besoni

Faluni si të doni

por lutuni tek perëndia

që të rrojë përjetë Shqipëria

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY