Arrestohet një shqiptar në Budva, dyshime se ishte vrasës me pagesë

Arrestohet një shqiptar në Budva, dyshime se ishte vrasës me pagesë

101
0
Shares

Një shtetas shqiptar nga Kosova është arrestuar në Budva.

Sipas asaj që raporton gazeta malaziase “Vijesti”, arrestimi është bërë katër ditë më parë. Bëhet fjalë për 30-vjeçari Bajram Pista i cili kishte shkuar në qytetin bregdetar malazez i ngarkuar për të vrarë anëtarin e njërës prej dy klaneve kriminale që janë në konflikt.

Pista është arrestuar më 29 prill, në një banesë në hyrje të Budvës. Thuhet se i arrestuari është nga Rahoveci, dhe se në momentin e arrestimit atij i janë gjetur edhe armë, municion, heroinë dhe një telefon i koduar.

Jo zyrtarisht, gazetës “Vijesti” i është thënë se inspektorët policorë në Budva janë duke hetuar edhe se kush ka qenë në përkrahje të Pistës në këtë qytet, sepse besohet që disa persona kanë pasur kontakt me të dhe i kanë ofruar ndihmë logjistike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY