Zhduket shqiptari në Itali, i lë një letër familjes: Kërkoj falje…

Zhduket shqiptari në Itali, i lë një letër familjes: Kërkoj falje…

122
0
Shares

Një 31-vjeçar shqiptar rezulton i zhdukur në Itali që prej mbrëmjes së të martës së 30 prillit. Bëhet fjalë për  Dorian Licaj dhe deri më tani nuk ka asnjë lajm prej tij.

Siç bën me dije policia e Ragusës, e cila ka publikuar dhe të dhënat e shqiptarit, Licaj ndodhej në Itali prej janarit dhe kishte disa ditë që kërkonte punë deri natën e 30 prillit kur u largua me një biçikletë në ngjyrë të kuqe.

Ai është larguar nga shtëpia e kushërinjve  në Marina di Ragusa ku ishte mysafir. I riu ka dokumenta shqiptare dhe një telefon celular, që aktualisht është i fikur.

Familjarët janë të shqetësuar pasi i riu vuante nga ankthi dhe para largimit u kishte lënë të afërmëve një letër me shkrim në të cilën u kërkonte falje për vuajtjet që u shkaktoi dhe shfaqte synime për vetëvrasje.

Kërkimet e patrullave të karabinierisë së Ragusa kanë qënë të vazhdueshme dhe tani po koordinohen me forcat e tjera në territor, si me Mbrojtjen Civile dhe Policinë. Gjithkush që e ka parë është i lutur të njoftojë Policinë në numrin 112.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY