Vrau gruan me sëpatë, 63-vjeçari lihet në burg: Më tradhtonte me komshiun

Ndaje

Gjykata la në burg 63-vjeçarin Skënder Hoxha, i cili vrau dy ditë më parë gruan e tij për motive xhelozie.

Hoxha ka rrëfyer se e ka vrarë në gjumë gruan e tij Antonetën dhe se kishte parë të dashurin e saj të dilte nga dritarja.Në raportin e Prokurorisë thuhet se pas vrasjes, viktima është e gjetur e mbuluar në gjak, e veshur me rroba shtëpie, dhe me një litar gjaku të mpiksur në trup.

Kohët e fundit, Skënder Hoxha, ka dyshuar se gruaja e tij kishte lidhje jashtë martesore me shtetasin S.H. Më datë 30 prill, ora 00:30, kur Antoneta ishte në gjumë, ai ka marrë sëpatën që kishte jashtë shtëpisë tek drutë, ka shkuar në dhomën e gjumit ku po flinte Antoneta, dhe e ka goditur 2 herë në anën e majtë të kokës, sipër veshit, me myqën e sopatës. Ai ka parë që me dy goditjet e para, Antoneta nuk po vdiste dhe po i dilte gjak nga goja dhe veshi e po përpëlitej në krevat. Në këtë kohë e ka goditur edhe njëherë tjetër me myqën e sëpatën mbrapa kokës. Pasi ka konstatuar se ajo ka vdekur, ka fshehur sëpatën me të cilën e vrau tek një kazan me ujë, jashtë shtëpisë tek çezma”, thuhet në raportin e prokurorisë.

Në këtë raport, zbulohet dëshmia e fqinjit që është akuzuar nga Skënder Hoxha se kishte lidhje jashtë martesore me Antoneta Hoxhën. Sipas dëshmisë së tij, ai mohon të ketë lidhje me  Antonetën.

“Me familjen e shtetasit Skënder Hoxha dhe me bashkëshorten e tij, Antonetën ka patur thjesht marrëdhënie familjare, hyrje dalje te njëri-tjetri për shkak se janë bashkëfshatar”,-thuhet në raport.

Çifti i bashkëshortëve Skënder dhe Antoneta Hoxha, edhe pse të afërmit deklarojnë se nuk kishin probleme, nën zë banorë të fshatit e mohojnë një gjë të tillë. Sipas tyre, 63-vjeçari ishte person i dhunshëm.

Madje, pak kohë më parë ata kanë pasur një tjetër konflikt serioz mes tyre. Kjo situatë është rikthyer sërish ditët e fundit, që çoi deri në masakrimin e nënës së katër fëmijëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje