FOTO/Denoncimi i Zhupës: Veliaj kalon pronat e Bashkisë tek privati me shumicë...

FOTO/Denoncimi i Zhupës: Veliaj kalon pronat e Bashkisë tek privati me shumicë të thjeshtë votash

55
0
Shares

Denoncimi i sotëm i Ina Zhupës, zëdhënëses së PD, është sërish për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ina shkruan se Veliaj ka kaluar me shumicë të thjeshtë pronat e Bashkisë tek privati.

Ironikisht, Zhupa shkruan se e kishin me ngut dhënien e pronave publike te private.

“Janë të qartë që Veliaj i ka ditët e numëruara në krye të bashkisë dhe në shërbim të oligarkëve”,-shton më tej ajo.

REAGIMI I PLOTE

Nga dashamirësia për oligarkët mo, nga dashamirësia- do thoshte Erion Veliaj për shkeljen ligjore që bëri sot kur morën vendimet në Këshillin Bashkiak.

Gjatë mbledhjes, Këshilli Bashkiak ka votuar kalimin e pronave të Bashkisë tek privati me shumicë të thjeshtë votash kur në të vërtetë nevojiten 37 vota.

6 projektvendimet e para u votuan me vetëm 30 anëtarët e maxhorancës, kur në fakt vendime të tilla merren vetëm me 3/5 e këshilltarëve, pra me 37 vota.

E kishin me ngut dhënien e pronave publike te privati sepse janë të qartë që Veliaj i ka ditët e numëruara në krye të bashkisë dhe në shërbim të oligarkëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY