Qëllonte me kallashnikov në qytet, kapet i riu nga Shkodër

Qëllonte me kallashnikov në qytet, kapet i riu nga Shkodër

142
0
Shares

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qëlloi në ajër me armë zjarri.

Sipas policisë, i riu  banues në lagjen “Guerile” , është arrestuar pak pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Policia menjëherë më pas ka arritur të sekuestrojë edhe armën e tipit kallashnikov, e cila dyshohet të jetë përdorur nga i riu.

Fale bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë të Policisë u arrestua në flagrancë një shtetas. Sekuestrohet arma e zjarrit. Nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja falë reagimit të shpejtë dhe në kohë rekord  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. I.  25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Guerile” Shkodër,  ka qëlluar në ajër me armë zjarri, ku menjëhere janë dërguar shërbimet e  Policisë ku kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit,(një kallashnikov).

Materialet iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 274 e 278 të Kodit Penal.”-njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY