EMRI/ Një tjetër kandidat i listës së PD refuzon mandatin e deputetit

EMRI/ Një tjetër kandidat i listës së PD refuzon mandatin e deputetit

48
0
Shares

Kandidati i listës për deputet i PD, Ares Ypi, ka refuzuar të jetë pjesë e parlamentit pas djegies se mandateve nga partia e tij.

Përmes një postimi në Facebook ai shpjegon edhe pse dorëzoi fillimisht formularin e vetëdeklarimit.

Ypi shprehet se ai nuk mundet të pranojë një mandat, që nuk i takon atij por Demokratëve dhe nuk mund të shkelë mbi Kodin e Nderit të lashtë të familjes se tij të djathtë që në gjenezë.

POSTIMI I ARES YPIT:

Të dashur miq,

Ashtu siç kam bërë me dije edhe më parë, kam dorëzuar në KQZ refuzimin për të marrë mandatin e deputetit dhe kam vendosur të jem krah qytetarëve në betejën e tyre historike për Shqipërinë si gjithë Europa. Ky është vendimi im, dhe për këtë kam sqaruar edhe KQZ zyrtarisht. Mesa kuptoj KQZ ka vendosur të përdoret politikisht dhe të paraqesë në media një fakt të pavërtetë, sikur unë kam pranuar mandatin.

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e kam sqaruar zyrtarisht se gabimisht kam paraqitur Formularin e Vetdeklarimit të plotësuar, duke e vlerësuar këtë si detyrim ligjor dhe qytetar, pa menduar efektin juridik që kjo kishte. Kurrësesi Formularin e Vetdeklarimit nuk e kam paraqitur për efekt të marrjes së mandatit të deputetit, efektin juridik të të cilit e kam kuptuar më vonë.

Ares Ypi nuk mundet të pranoj një mandat të tillë, që nuk i takon atij por Demokratëve dhe nuk mund të shkelë mbi Kodin e Nderit të lashtë të familjes time të djathtë që në gjenezë./droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY