Atentati ndaj ish-policit në Selitë, ndalohet një i dyshuar

Atentati ndaj ish-policit në Selitë, ndalohet një i dyshuar

60
0
Shares

Policia ka arrestuar ditën e sotme një nga personat e dyshuar si i përfshirë në atentatin që iu bë në janar ish-policit, Arben Bilali.

I ndaluari mësohet se është 47-vjeçari me iniciale A. Xh., i cili figuron me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së makinave.

Sipas burimeve nga policia, ai dyshohet se i ka siguruar mjetin “Benz” autorëve të vrasjes i cili u gjet vetëm pak minuta më vonë i braktisur në Mjull Bathore, çka do të thotë se është takuar dhe i ka parë autorët.

Arben Bilali u ekzekutua me breshëri kallashnikovi përpara banesës së tij. Autoret pas kësaj braktisën mjetin e tyre ne Sauk, në zonën e Mjull Bathores brenda së cilës u gjet edhe arma që u përdor.

Pavarësisht se e kishin spërkatur mjetin me benzinë,  autorët nuk munden t’i vinin flakën për shkak të frikës se do zbuloheshin nga policia. Ky ishte dhe gabimi i tyre pasi në mjet lanë gjurmë të cilat kanë bërë që grupi hetimor të jetë shumë afër zbulimit të ekzekutuesve, por jo porositësit.

Pista kryesore që është ndhjekur nga prokurori në hetimin e kësaj çështje është ajo e hakmarrjes. Atij më parë i janë vrarë edhe dy vëllezër të tjerë dhe motivi është po i njëjti.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY