Arben Malaj sulmon Veliajn: Tirana ka lagje si në Afrikë, Bashkia vodhi...

Arben Malaj sulmon Veliajn: Tirana ka lagje si në Afrikë, Bashkia vodhi gërmat e Teatrit

97
0
Shares

Arben Malaj, ish-ministri i Financave dhe ish-deputet, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë thirrje publike për të kontribuar të gjithë me qëllim që të rivendosen sërish shkronjat në Teatrin Kombëtar.

Duke goditur kryebashkiakun Erion Veliaj, Malaj kërkon transparencë nga ana e Bashkisë së Tiranës për kostot e ndërtimeve, prishjeve dhe rindërtimeve të shumë pjesëve të rëndësishme të urbanistikës së qytetit viteve të fundit.

Sipas tij, qeverisja kërkonë përgjegjshmëri, impenjim dhe integritet maksimal, jo fasada dhe buzëqeshje televizive.

POSTIMI I PLOTE I MALAJ:

“Miremengjesi, Te bashkohemi te dhurojme fonde per rivendosjen e germave te teatrit kombetare, Gjeja e pare do te ishte qe pas Apelit publik te kesaj aleance ,Bashkia e Tiranes ti rikthente dhe vendoste vete germat e vjedhura . E mbeshtes plotesisht qendrimin e disa artisteve te vendit tim, jo thjeshte per mbrojtjen e nderteses se Teatrit Kombetare por sidomos per kirjimin e kultures thellesisht demokratike se vendimet duhet te merren bashke me komunitetin. Asjehere dhe per asgje nuk ka vetem nje opsion, vetem nje zgjidhje dhe ajo te te imponohet dhunshem nga larte. Ndersa veprimet ne erresire dhe fshehur jane te denja per hajdute dhe jo per qeveritare. Opsionet duhet te perzgjidhen sa me mire, duke e ruajtur me fanatizem kulturen tone dhe duke e integruar sa me mire. Turizmi kulturore edhe per dicka te vjeter por qe ka pjese identifikuese te historise se vendit tende, ne kete rast jo te historise se nderteses por te historise se ku u rriten shume personalitet tona kulturore eshte sot shume me terheqes se sa turizmi i kullave dhe shesheve te ndertuara, prishura dhe rindertuara me parate e taksapaguesve. Sa here dhe sa rende e kane paguar taksa paguesirt shqiptare ndertimin dhe rindertiminm, prishjen pas rindertimit dhe fillimin e nje rindertimi tjeter te sheshit Skenderbeut, po rreth rrutullimin tek Zogu i Zi?? Sa lagje te Tiranes kane infrastrukture shume te keqe sikur te ishin ne nje vend afrikan dhe jo ne Shqiperine evropiane? Pse Bashkia e Tiranes nuk bene transparencen ligjore te kostove te paguara per prishjet, ndertimet, prishjet dhe rindertimet e disa pjeseve te rendesishme te urbanistikes dhe infrastrkurese se sajne 15 vitete e fundit?
Qeverisja nuk eshte kryesisht buzeqeshje televizive, qeverisja eshte pergjegjesi, integritet maksimal dhe llogaridhenie te perhershme dhe te sakte.Arbeni”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY