“Marrëdhënie homoseksuale në komunizëm”, Dervishi i përgjigjet Dukës për dokumentin: Mbaje veten…

“Marrëdhënie homoseksuale në komunizëm”, Dervishi i përgjigjet Dukës për dokumentin: Mbaje veten…

127
0
Shares
Kastriot Dervishi

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi i ka kthyer përgjigje, poetit Arben Duka, i cili e ka vënë në qendër të vëmendjes në lidhje me disa dokumenta nga koha e komunizmit të publikuara nga Gergji Thanasi.

Bëhet fjalë për një dokument të vitit 1973, ku shkruheshin emrat e atyre që u kapën në marrëdhënie homoseksuale në kohën e komunizmit. Mes emrave ishte edhe emri i poetit Arben Duka.

Por Ky i fundit akuzoi Kastriot Dervishin dhe Agron Tufën se ishin ata që i publikuan këto dokumenta.

Mes të tjerash, Duka në reagimin e tij shkruante se ishte i pamposhtur, ngase kishte mbështetjen e popullit në çdo cep që shkonte.

Dervishi i ka kthyer përgjigje ditën e sotme, duke u ndalur tek disa pika të këtij dokumenti, ndërsa sqaron dhe çështjet ligjore.

REAGIMI I PLOTE

Të mposhturit Arben Duka

Shtetasi Arben Pilo Duka, në të përditshmen e tij, aty ku ka këndin e agjitacionit e shpifjes, më kishte përmendur emrin me për një dokument të vitin 1973. Sigurisht pa asnjë lidhje me mua, Duka lëshonte kushtrime e thirrje sa kërcënuese, aq edhe vajtuese dhe estradeske. Me gjuhën e njohur tashmë, kuptova se ndjehej shumë i shqetësuar dhe i prekur, ndonëse për asnjë moment nuk na e sqaronte atë për të cilën bënte fjalë raporti i Drejtorisë së Hetuesisë, sepse merrej me procedurë, me sharje e ofendime por jo me brendi. Duke mos u marrë shumë me pjesët joserioze sepse tekstet e tij nuk kanë asgjë për t’u lexuar me përjashtim të emocioneve momentale dhe ndjesive që i jep bota e vogël proletare ku jeton, po ndalem te disa pika. Dokumentin e lexova në profilin e një mikut tim në fb dhe sigurisht, nisur nga bindja se gjatë kohës së diktaturës nuk kemi pasur ndonjë shtet e ushtri cilësore, komentova. Nuk e dija që Duka ishte bërë edhe polic komentuesish apo duhej pyetur ai për raste të tilla. Më vjen mirë që pas çdo dokumenti, shtetasi Duka sheh praninë time. Kjo tregon se i kam kompleksuar. Nuk ka më bukur. Ndjehem shumë i lumtur. Më vjen mirë sepse ai është adhurues i terroristit më të madh të Shqipërisë, Enver Hoxhës. Kur kompleksohet një simpatizant terroristi, është gjithnjë dobisjellëse.
Tani të ndalem te çështja ligjore. Pyetja kryesore që shtron Duka është nëse dokumenti është i klasifikuar apo deklasifikuar. Duke gjykuar nga ajo që shoh larg nga fb, si gjithë komentuesit e tjerë, pa qenë në dijeni të gjithë praktikës, dokumenti nuk përmban shenja niveli klasifikimi (të llojit “sekret”, “tepër sekret”, apo “SRV”). Në mungesë të tyre dokumenti është i zakonshëm, pra as i klasifikuar dhe as i deklasifikuar. Është përpiluar në 5 ekzemplarë, përfshi dërgimin te zëvendësministri i Mbrojtjes Popullore, instruktori i KQ të PPSH-së dhe shefi i kuadrit të KQ të PPSH-së. Ekzemplari që referohet nuk ka numër. Më tutje praktika duhet të vijojë me dosjen hetimore-gjyqësore në të cilën ka detaje të çështjes, etj.
Sigurisht kurrë nuk ia lejoj vetes të zbres në nivel ordiner. Arben Duka ka vite që është mundur e vënë përfund nga gjuha ordinere që përdor. E bukura është se e kujton veten “të pamposhtur”. Thotë se paska bërë “nxemjen” gjasme ky se në të ardhmen do bëka namin. O pika, ti nuk durove një rresht, e jo më shumë.
E bukura është se ky e kujton veten se po kryen ndonjë mision “diskreditimi i llumit neofashist e neoballist”, në një kohë që këtë e bëri regjimi i Hoxhës për 50 vjeç dhe nuk bitisi asgjë. Shqipëria sot ka një rend politik kapitalist siç e donin edhe ballistët. Mbaje veten se ke edhe 5 majin afër tani. Duhet të ngjisësh tatëpjetën për te monumenti i nënës Rusi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY