PORTRET/ Post kapanoni Rama

PORTRET/ Post kapanoni Rama

70
0
Shares

Nga Ylli Dylgjeri

Edhe iriqi e kupton se pas teje s’ja vlen të rrish më o Ed Rama! Ndërkohë,Ti rri… Ti vazhdon
të rrish me breshkat, insektet e mushkonjat gjakpirëse që zuzasin rreth teje nga zyra në Surrel.

Ti rri aty me intrigën tënde, e kur del nga bunkeri vazhdon të thithësh sërrisht vetëm djersë eskorte, polici, qeni, antiplumbi e çdo vasali që nuk guxon tët thotë një herë: Ndal!
Nuk të thonë se jo vetëm i ke trëmbur, por edhe s’të duan më. Po, po stë duan. Stë duan se
Ti je sot një rrutinë, që çdo minut jep urdhëra vigjilence e gadishmërie, skuthërie e dinakërie për lëvizjet e ditës që ngrys dhre natës që gdhin.

Jeta për Ty sot është kthyer në një post kapanoni që ndjek çdo lëvizje të gardës që ke nën urdhër. Ti vëzhgon e nuk artikulon më asgjë të re që të mbetet në mënd. Me batuta klubi apo sportisti të parkut të xha Tonit kënaqesh rrethoreve me administratë. Public Relation-i Yt, që deri dje ishte inteligjent, sot është kthyer në një Propagandë kolkozi, bajate, që nuk pranohet më edhe nga ish Udhëheqja e djeshme e KQBRPSH.

Me Ty e batutën tënde sot qesh vetëm shoferi, kapteri, agjenti, apo oficeri nga halli i madh se mos mbetet edhe pa dieta edhe pa rrogë në ditët që vijnë. Me uniformën e fituesit, (tutat e të fortit) të stampuar firmato vazhdon të vraposh rretheve, duke kapluar barrikadat njerzore si një hajdut kumbullash. Pa Protokoll, e pa letra kabinetesh u flet njerzve rroma përtoma si në kohën e Haxhijve e Qamilëve bashkë. E si të mos mjaftojnë ligjeratat e përditshme në TV i fut dhe një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë që sot s’është më as Kuvend e as Shqipëri.

Kërkush stë honeps më, veç familjes tënde e cila në alert mban sytë katër e veshët 100.4 për të kapur çdo koment e zë që fëshkëllen rreth teje.
Nuk e po e zgjas më…. Me Ty sot, është kohë e humbur të merresh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY