Foto e trupit te Emiliano Sala, hetim i thelle kush e nxori...

Foto e trupit te Emiliano Sala, hetim i thelle kush e nxori nga dosja e hetimit

104
0
Shares

Një fotografi që thuhet se është e trupit të futbollistit të Premier League, Emiliano Sala, që u vra gjatë rrëzimit të një avioni në fillim të këtij viti, është publikuar në internet dhe ka nxitur hapjen e një hetimit nga Policia. Trupi i 28-vjeçarit u gjet në rrënojat e avionit në Kanalin Anglez dy javë pas zhdukjes së avionit pranë Guernsey.

Një zëdhënës i Policisë së Dorset tha: “Ne jemi informuar që një fotografi që thuhet se është e trupit të z. Sala është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ndiejmë neveri që dikush e ka bërë këtë. Kjo është një periudhë shumë e vështirë për familjen e z.Sala dhe tani ata duhet të durojnë edhe një dhimbje tjetër që ky veprim i turpshëm padyshim do t’u shkaktojë.  Ne jemi duke e hetuar këtë incident dhe jemi duke punuar së bashku me një numër agjencish për të përcaktuar si është bërë fotografia dhe kush është përgjegjës.”

Dhimbja në familjen e futbollistit është shtuar pasi të premten ndërroi jetë nga një atak kardiak dhe babai i tij, tre muaj pas vdekjes së të birit.syri.net

Fotografia e hetuesve të incidentit, që tregon anën e majtë të trupit të avionit, prej nga u tërhoq trupi i futbollistit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY