Aksidentohet në punë, vdes tragjikisht shqiptari

Aksidentohet në punë, vdes tragjikisht shqiptari

50
0
Shares

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme rreth orës 12:00 në Zvicër.

Një shqiptar me iniciale A.Z. është aksidentuar në vendin e punës dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe familjarët, ndërsa sipas albinfo.ch policia e Solothurn-it ende nuk ka dhënë detaje.

“Familjar, miq, shokë dhe dashamirë, ju njoftoj se sot pas një aksidenti tragjik në vendin e punës në Zvicër, ndërroi jetë djali i hallës, A.Z, për detaje të varrimit do t’ju njoftojmë me kohë. U prehsh në paqe”, njofton kushëriri i viktimës.

Ndërkaq, autoritetet zviceriane kanë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY