I dënuari në Fier dërgohet i pajetë në spital, Berisha kërkon inspektim të burgjeve

Ndaje

Një i dënuar në burgun e Fierit është dërguar i pajetë në spital.Viktima është 40-vjeçari Dritan Zeqiri. Trupi i pajetë i tij është dërguar në morgun e qytetit për ekspertizë mjeko-ligjore, që do të përcaktojnë dhe shkaqet e vdekjes.

Për rastin ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shprehet se kjo është vetëm vdekja e radhës e të burgosurve në burgjet e narkoshtetit shqiptar.

“I bëj thirrje Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor, Degradues pranë Këshillit të Europës, Komitetit Kundër Torturës të OKB, institucioneve të tjera ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të ndërmarrin me urgjencë një inspektim në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri, të njihen me kushtet, torturat fizike dhe psiqike çnjerëzore, mesjetare që ushtrohen ndaj të burgosurve, personeli i përbërë nga banditë me uniformë, trafikantë, delinkuente sadistë të narkoshtetit të instaluar”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje