“Bindja Demokratike” u krijua në kohë rekord, qytetarët akuzojnë Patozin për falsifikim...

“Bindja Demokratike” u krijua në kohë rekord, qytetarët akuzojnë Patozin për falsifikim firmash

91
0
Shares

Bindja Demokratike është partia e re politike e cila është nën drejtimin e ish-nënkryetarit të PD, Astrit Patozi.

Por është ende e paqartë sesi ky i fundit në kohë rekord arriti të mblidhte 4 mijë firmat dhe më pas u regjistrua në gjykatë.

Pikërisht, lidhur me këtë, News 24 ka zbuluar se ka disa parregullsi në dokumentacionin e dorëzuar në gjykatë, ku disa nga firmëtarët janë fiktivë. Shume prej qytetarëve, e  akuzojnë se ka përdorur firmat e tyre.

Rasti në fjalë ka të bëjë me Dritan Agushi nga qyteti i Kavajës, i cili  ishte vënë në dijeni nga familjarët se emri i tij ndodhej në listë.

Aktualisht ai ndodhet jashtë vendit dhe ka premtuar se do ta ndjekë ligjërisht çështjen. Po ashtu disa qytetarë të tjerë kanë bërë ankim në gjykatë kundër kësaj force politike.

Padia është firmosur nga Zyber Molla, Shyqyri Proshka, Mehmet Sheme dhe Mirjan Krasniqi.

Këta qytetarë i kërkojnë gjykatës të kthejë mbrapsh vendimin për regjistrimin e Bindjes Demokratike, ndërsa janë të gatshëm të paraqesin para gjykatës specifikimet e nënshkrimit të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY