Bardh Spahia i përgjigjet Senida Mesit: “Je shpërfytyruar në dy vjet bashkëpunim...

Bardh Spahia i përgjigjet Senida Mesit: “Je shpërfytyruar në dy vjet bashkëpunim me Ramën”

102
0
Shares

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, i është përgjigjur deputetes së Shkodrës Senida Mesit, pasi kjo e fundit e akuzoi atë se gjatë protestës së djeshme në Shkodër pengoi kalimin e një autoambulance.

Përmes një postimi në Facebook Spahia shprehet se Mesi në dy vjet bashkepunim me Edi Ramën është shpërfyturuar duke mos e njohur më qytetin e saj.

EFEKTI “EDI RAMA” NE ME PAK SE DY VJET!
E jashtëzakonshme se si një qytetare e deputete e Shkodrës, në më pak se dy vjet pranë piktorit-kryeministër, flet si të ishte jashtëtokësore për qytetin e vet! Sapo mësova që më ka akuzuar me emër e mbiemër përmes një “denoncimi qytetar”!
E pra unë po ju përgjigjem direkt, znj. Mesi, sepse nuk më pëlqejnë përballjet me kthesa, qofshin edhe politike! Para se të përcillni akuza nominale, për gjoja pengim të një autoambulance, gjatë protestës së djeshme “duke parë lajmet”, cfarë ju pengoi të informoheshit e nderuar zonjë? Nuk i keni mundësitë? Nuk dini ku të merrni informacion? E pra po ta bënit, do ju thonin se autoambulanca ishte bosh, pa të sëmurë brenda. Ishte pa sirenë e në rradhë me mjetet e tjera. Iu hap rruga natyrisht, por shoferi vendosi të kthehej mbrapsht! Kaq e thjeshtë e vërteta zonjë! Por qartazi nuk ju intereson, sepse makthi i Edi Ramës nga protestat, që ju përcillet me urdhër, po ju dëmton edhe të kuptuarit bazik, atë që njeriu e qartëson vetë automatikisht, e nuk ka nevojë t’ia diktojë dikush. Ashtu sic nuk ju kanë interesuar megaskandalet e njëpasnjëshme te qeverisë tuaj dhe as te qënurit pa ngurruar aspak ne krah të kriminelëve dhe persekutorëve historik te Shkodres, kulturës dhe dinjitetit te qytetit tone te përbashkët.
Kuriozitet kam nëse ju ka mbërritur ndonjë mesazh denoncues nga qytetarët e Shkodrës për zjarrfikësit që u penguan në punën e tyre e u shoqëruan dje në polici, sepse teksa shkonin të kryenin detyrën, trembën kryeministrin që ka frikë edhe nga hija e vet, për shkak të zullumeve!
Po ndonjë mesazh për vendimin skandaloz të zhvendosjes së disa drejtorive rajonale nga Shkodra, në Lezhë e Rrëshen, nuk keni?
Po ju vetë e nderuar zonjë, deputete e qeverisë, a u shqetësuat të paktën për këto raste? E keni një mesazh për bashkëqytetarët? Mendoni se e ka fajin Luli?
Mirëkuptoj “ndjeshmërinë” tuaj për shkak të ambicjes së parealizuar politike të momentit, por e nderuar zonjë, më lejoni t’ju kujtoj se postet shkojnë e vijnë, ndërsa qytetarët janë aty. Unë kam zgjedhur të jem me ta, pavarësisht se kë shqetëson ky vendim! Shumë miqësisht, nëse doni të vazhdoni më gjatë se dy vjet në politikë, sekreti është të jesh në anën e qytetarëve, kurdoherë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY