3 muaj pas vdekjes së Sala, një tjetër tragjedi ndodh në familjen...

3 muaj pas vdekjes së Sala, një tjetër tragjedi ndodh në familjen e ish-futbollistit

50
0
Shares

Tragjeditë nuk kanë të mbaruar për familjen e Emiljano Sala.

Mediat argjentinase kanë raportuar për nje tjetër humbje të madhe në familje.

Babai i ish-futbollistit, Horacio Sala ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një ataku kardiak. 58-vjeçari ka qenë i shtrirë në dhomën e tij në momentin e atakut.

Horacio Sala, 58 vjeç, pësoi një sulm në zemër të premten, konfirmoi shoku i tij dhe presidenti i klubit të tij lokal. Daniel Ribero, nga San Martin de Progreso, i tha kanalit televiziv C5N se Z. Sala kishte vdekur para se mjekët të vinin në shtëpinë e tij në Progreso.

Dhimbja në familje vazhdon të jetë ekzistente. Kujtojmë këtu që Sala u gjet i pa jetë pas një kërkimi të gjatë të ekuipazhit, ndërsa avioni kishte patur defekte gjatë fluturimit. Aeroplani i Emiliano Sala u rrëzua në Cardiff pas largimit nga Franca.

Sipas hetimeve në lidhje me shkaqet e vdekjes së futbollistit Emiliano Sala në Kanalin e La Manshi në 21 janar, të cilat ende  vazhdojnë, media britanike zbuluan detaje të reja.

Sipas “BBC”, piloti i avionit, David Ibbotson ishte daltonik dhe për këtë arsye nuk kishte leje për të fluturuar në orët e mbrëmjes, por vetëm gjatë paraditeve.

Emiliano Sala ishte një blerje rekord për klubin e Kardifit, që shpenzoi 17 milionë euro për të. Me fanellën e Nantës, në 19 ndeshje ai ka shënuar 12 gola në sezonin 2018-2019.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY