Paloka: Nuk po bojkotojmë zgjedhjet, i duam të ndershme. Në Parlament kthehemi...

Paloka: Nuk po bojkotojmë zgjedhjet, i duam të ndershme. Në Parlament kthehemi si shumicë

31
0
Shares

Në prag të protestës së radhës së opozitës së bashkuar, nënkryetari i opozitës Edi Paloka i ftuar në A2 sqaron dinamikat e sotme, si dhe hapat e mëtejshme të opozitës, që me të gjitha gjasat shkojnë drejt një përshkallëzimi të mëtejshëm.

“Do të bllokohen për rreth një orë të gjitha pikat kyçe të trafikut në Shqipëri. Një simbolikë qe tregon se protesta po shkon drejt përshkallëzimit” duke premtuar opinionit publik që nëse opozita do të hasë sërish “arrogancën e kësaj qeverie dhe kryeministrit” do të ketë edhe shkallë të tjera.

Por në qoftë se kërkesat nuk pranohen, si do të bllokohen zgjedhjet? Balla deklaroi në Parlament që dënimi për ata që pengojnë zgjedhjet parashikohet deri në 8 vjet burg.

Paloka nuk duket i trembur nga kjo mundësi. “Dje u formalizua koalicioni që ka nënshkruar marrëveshjen e të gjitha partive parlamentare dhe jo që u zotuan që në Shqipëri mos të ketë më zgjedhje farsë, me kriter fillestar që Rama mos të jetë më kryeministër.  Jo Balla por të gjithë “pallat” të mblidhen bashkë nuk do t’i bëjnë ballë shqiptarëve”, deklaron me gjuhën e tij gjithmonë të drejtpërdrejtë. .

I vetmi krim zgjedhor që mban mend Paloka është ai i konsumuar në 2017, me një tjetër që po përgatitet një tjetër ne 30 qershor”, dhe thekson se ata do të “përgjigjen një nga një”, sepse “qytetarët janë vendosur të mos lejojnë asnjë krim elektoral më 30 qershor, sikur mos t’i kishin mjaftuar krimet e tjera”.

Paloka refuzon termin “bojkot’, dhe preferon praninë “në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, sipas kushteve të paraqitura nga opozita, që hapat e saj i ka “të mirë menduara”, në një vend që ai cilëson tashmë si “diktatorial”.

Për dinamikat brenda opozitës, Paloka nuk ka shumë fjalë. Për partinë e re të kryesuar nga Astrit Patozi, thotë që njerëzit janë të qartë, asgjë të re ka aty”, duke shtuar polemikën duke thënë se “në momentet kur Ramës i duhet, janë gjithmonë gati”.

Ndërsa për Rudina Hajdarin dhe opozitën që ndodhet në Parlament , ai nuk shkon më tej por deklaron ashpër se është “realitet për t’u përbuzur që nuk ia vlen të merresh”.

Do kthehet PD-ja në Parlament? “Patjetër, do të kthehemi dhe do të jemi shumicë, siç tregojnë sondazhet. Dhe do të jemi pa Ramën”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY