Paloka: “Edhe sikur të gjithë socialistët e Evropës të mbledhë Rama, nuk...

Paloka: “Edhe sikur të gjithë socialistët e Evropës të mbledhë Rama, nuk na ndal dot”

32
0
Shares

Nënkryetari i PD Edi Paloka ka paralajmëruar kryeministrin Rama se nëse vijon me kursin e tij të arrogancës, edhe sikur të mbledhë në Shqipëri të gjithë socialistët në Evropë nuk do të mund të ndalojë protestat dhe vrullin e qytetarëve.

Në një prononcim nga rrethrrotullimi i sheshit “shqiponja” në Tiranë, Paloka deklaroi se bllokimi i rrugëve për një orë këtë të enjte është një sinjal për kryeministrin.

“Në rast se do vijohet me cinizëm në afrimin e zgjedhjeve, jo vetëm ai që nuk e ndal dot situatën por sikur të mbledhë gjithë socialistët e Europës nuk na ndal dot. Ne jemi në luftë për mbijetesë, shqiptarët janë në pikën për mbijetesë”,- tha demokrati në një prononcim për News24

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY