Zbulohen nga kontrollet, kapen 4 persona në Shkodër, dy prej tyre ishin...

Zbulohen nga kontrollet, kapen 4 persona në Shkodër, dy prej tyre ishin në kërkim

117
0
Shares

Policia e Shkodrës ka arrestuar këtë të mërkurë katër persona, ku dy prej tyre akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe dy të tjerë ishin shpallur në kërkim.

Ka qenë telefonata e qytetarëve ajo e cila ka ndihmuar efektivët e Shkodrës për të arrestuar dy nga katër personat.

Njoftimi i plotë

Shkodër Bashkëpunimi me qytetarët vë në pranga dy shtetas për shpërndarje të lëndëve narkoitke. Njëkohësisht si rezultat i kontrolleve kapen dhe ndalohen edhe dy persona të tjerë të shpallur në këkrim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra nga qyetarët, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasëve: M. D, 31 vjeç, banues ne fshatin Stajkë, Vau i Dejës pasi u kap në flagrancë me doza lëndë narkotike Canabis Sativa. Si dhe A. S. 29 vjeç, banues në Shkodër , pasi u kap në flagrancë për kryerjen e veprës penale të “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe dy adoleshentë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Gjithashtu nga strukturat D. V. P. Shkodër gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale nate dhe në akse rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të shpallur në kerkim: B. M. 61 vjeç, banues ne lagjen ‘Salo Halili” Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka denuar me 4 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentative” parashikuar nga neni 134/1-22 të Kodit Penal A. R. 42 vjeç, banues në Shkoder, pasi Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale të “Deklaratë e rremë” parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.

Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY