Po punohej për rrjetin e ri të metrosë, arkeologët zbulojnë “thesarin” e...

Po punohej për rrjetin e ri të metrosë, arkeologët zbulojnë “thesarin” e jashtëzakonshëm në Selanik

190
0
Shares

Në qytetin e Selanikut arkeologët janë befasuar me zbulimet e fundit nëntokësore.

Një zbulim i tillë erdhi si pasojë e punimeve për ndërtimin e një rrjeti të ri metroje, punime të cilat më pas janë pezulluar për shkak të zbulimeve nëntokësore.

Fillimisht gjatë punimeve u zbulua një rrugë e shtruar me gurë, ‘Decumanus Maximus’, që kalonte në zemër të Selanikut, rajonit të dytë më të rëndësishëm në Perandorinë Bizantine pas Kostandinopojës, në shekullin e gjashtë pas Krishtit.

Pas gërmimeve që bënë arkeologët në të u gjetën rrënojat e një kishe. Po ashtu janë zbuluar edhe 5.000 varre, shumë prej të cilave me kurora të arta. Gjithashtu arkeologët kanë zbuluar edhe më shumë se 300,000 artefakte monedha, stoli, amfora, llamba nafte dhe vazo parfum.

Pas këtyre zbulimeve arkeologët mendojnë se vendi ku ata bënë gërmimet ka qenë një qendër e lulëzuar tregtare. Cilësia e këtyre gjetjeve mund të cilësohet si një thesar i jashtëzakonshëm të cilat tregojnë vazhdimësinë e historisë së Selanikut dhe Maqedonisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY