Në kërkim ish-efektivja e Policisë, i vuri zjarrin fugonit që u përdor...

Në kërkim ish-efektivja e Policisë, i vuri zjarrin fugonit që u përdor në grabitjen e Rinasit

60
0
Shares

Policia ka shpallur në kërkim një ish-efektive policie lidhur me grabitjen e miliona eurove në Rinas.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasen Edlira Bici, e cila dyshohet se ka ndihmuar për djegien e furgonit të dytë në Bathore.

Më herët, Gjykata për Krime të Rënda la në arrest me burg për 3 të arrestuarit e tjerë në lidhje me grabitjen në Rinas.

Tashmë për prokurorinë është pothuajse i zbardhur roli i secilit nga të arrestuarit në grabitjen e 9 prillit brenda aeroportit.

Deri tani hetuesit kanë identifikuar 8 persona, nga të cilët pesë prej tyre janë arrestuar ndërsa njëri, Admir Murataj, është vrarë. Dy vellëzerit Klement dhe Eldi Çala janë shpallur në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY