“Ky pushtet të jeni të sigurt që do të përmbyset në kurthin e vet”

Ndaje

Analisti, Ilir Demalia, shpreh bindjen se ky pushtet do të përmbyset. Duke e gjetur Shqipërinë e sotme me Rilindjen në pjesë letrare të Alfred de Lamartine, Demalia shkruan:

“Nëse arrin që prej një kombi qytetarësh të bësh një shoqëri të turpshme gënjeshtarësh, nëse e bën atdheun të skuqet për shkak të të këqijave zyrtare, nëse lejon që të fundoset shoqëria në tragjedi të vërteta të korrupsionit, nëse lejon që pandershmëria e pushtetit shtetëror të pikëllojë dhe poshtërojë kombin dhe pasardhësit, ky pushtet, të jeni të sigurt që do të përmbyset. Dhe, do të përmbyset jo në gjakun e vet si ai i vitit 1789, por në kurthin e vet. Dhe meqenëse keni pasur revolucionet e lirisë dhe kundër-revolucionet e famës, tani do të keni revolucionin e ndërgjegjes dhe pëbuzjen tuaj në fundin tuaj”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje