Kapen me 3 mln euro drogë, pranga 5 shqiptarëve në Greqi

Kapen me 3 mln euro drogë, pranga 5 shqiptarëve në Greqi

122
0
Shares

Një goditje e madhe përsa i përket trafikut të drogës u bë sot nga forcat e anti-drogës në Greqi.

Një superoperacion i policisë greke ka arritur të shpërbëjë tre organizata kriminale që vepronin në Athinë, në të cilët kishte edhe shqiptarë.

U arrit çmontimi i tre grupeve të organizuara kriminale që vepronin kryesisht në zonën qëndrore të Athinës. Falë këtij operacioni të policisë helene u sekuestruan sasi të mëdha të heroinës, kokainës dhe kanabisit të papërpunuar.

Sipas mediave fqinje, gjatë këtij operacioni, janë arrestuar 5 shqiptarë nga mosha 28 deri në 53 vjeç.

Mësohet se heroina vinte nga Irani dhe kishte si destinacion tregun ballkanas. Nga informacionet e para sipas mediave greke, tregohet se janë sekuestruar  rreth 818 kg kanabis i papërpunuar, 44.5 kg heroinë me një vlerë rreth 1milion euro, si dhe 7.5 kg kokainë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY