RINASI/Bengasi bashkëpunëtor i drejtësisë, rrëfehet para Gjykatës, tregon si funksiononte grupi

RINASI/Bengasi bashkëpunëtor i drejtësisë, rrëfehet para Gjykatës, tregon si funksiononte grupi

74
0
Shares

Alkond Bengasi ka vendosur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën “arrest me burg” për të riun që njihet ndryshe edhe si kushëriri i “mjeshtrit” të grabitjeve, Klement Çala.

Ai ka pranuar të bashkëpunojë dhe të rrëfejë të gjithë skemën e e grabitjes në Rinas, se kush janë autorët dhe si ishin organizuar. Bengo po ashtu ka rrëfyer me detaje se si funksiononte ky grup me personazhe nga Elbasani dhe Fushë Kruja.

Bengasi ka pranuar ndër të tjera se është ai personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor për grabitjen. Bazuar në emrat që ai ka rrëfyer pritet po ashtu arrestimi i një personi të pestë që ka lidhje me ngjarjen.

Madje pas dëshmisë së tij, policia ka nisur kërkimet për arrestimin edhe të tre personazheve të tjera të grabitjes Oltion Veseli, Saimir Çela dhe Renaldo Sula.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY