Berisha: Gjendet ‘Fred Alizoti’ i Rinasit, farsa e policisë me arrestimet për...

Berisha: Gjendet ‘Fred Alizoti’ i Rinasit, farsa e policisë me arrestimet për grabitjen

51
0
Shares

Teksa Policia e Shtetit po vazhdon me arrestimet për grabitjen e 6.5 mln eurove  në aeroportin e Rinasit, ish-kryeministri Sali Berisha publikon të dhëna të reja, kontradiktore me ato të organeve ligjzbatuese në vend.

Sipas tij, personi i paraqitur në polici, si bashkëpunëtor i drejtësisë, nuk është gjë tjetër veçse një “Fredi Alizoti i ri”.

“Të dashur miq, vazhdon përpjekja për të maskuar grabitjen shtetërore të shekullit të dt 9 prill në Rinas. Edvini dhe Vasal Kimiku i tij, badiguardi i Eskobarit dhe narkopolicia, pas njoftimit të Klement Çalës “ik, zhduku se na duhet të akuzohesh në mungesë për anëtar kryesor të bandës shtetërore që realizoi grabitjen e shekullit madje dhe që dogji 10 milionë eurot e grabitura”, paraqiten sot para publikut si bashkëpuntorë të drejtësisë Alkon Bengasin apo Fredi Alizotin Bis”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri Berisha.

Postimi i plotë i Berishës:

Eureka!
Gjendet Fred Alizoti Bis, Alkond Bengasi!

Të dashur miq, vazhdon përpjekja për të maskuar grabitjen shtetërore të shekullit të dt 9 prill në Rinas. Edvini dhe Vasal Kimiku i tij, badiguardi i Eskobarit dhe narkopolicia, pas njoftimit të Klement Çalës “ik, zhduku se na duhet të akuzohesh në mungesë për anëtar kryesor të bandës shtetërore që realizoi grabitjen e shekullit madje dhe që dogji 10 milionë eurot e grabitura”, paraqiten sot para publikut si bashkëpuntorë të drejtësisë Alkon Bengasin apo Fredi Alizotin Bis. Duke e reklamuar si sukses spektakolar ata i thanë publikut se Bengasi, sikur të ishte truri, u tregoi gjithçka për bandën dhe grabitjen, Elbasanin dhe Krujën e picerinë, paçka se sipas tyre ai kishte marrë pjesë vetëm në lyerjen me bojë në servis të mikrobuzit famoz me mbishkrimin policia tatimore

Madje e zbuluan Alizotin e dyte nga gjurmet e gishtrinjve te tij qe u gjeten ne mikrobuz. Njelloj si Alizoti, bashkepuntori me gjithe kontributin e tij u sigurua me masen arrest me burg.

Te arrestuarit e tjere qe jane viktima te nje farse te turpshme kriminale mbahen ne qeli prej tre ditesh pa avokat dhe ne terror me shpresen se do te pranojne akuzat fallco te Alizotit bis. Turp! Krim!

Narkoshteti pasi vodhi parate dhe i “dogji” ato, tani vrapon ti mbuloje me koka turku.

Ti shporrim, ti shporrim, ti shporrim kalbesirat! sb

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY