Ronaldo reagon pas titullit kampion: “I nderuar që luaj me Juven e madhe”

Ndaje

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka shkruar një mesazh në rrjetet sociale pasi fitoi titullin e parë kampion në Itali me Juventusin.

“Kampionë të Italisë! Krenar që kontribuova në një tjetër histori suksesi për këtë klub të madh, që më përkrahu fuqishëm dhe me të cilin jam i nderuar që luaj. Jam i lumtur. Ne jemi të fortë dhe grup i jashtëzakonshëm! Juve e madhe” shkruan Ronaldo.

Ai është bërë futbollisti i parë që fiton titullin e kampionit në Angli, Spanjë dhe Itali

Loading...

Leni një përgjigje