Dibër/ I ngjeshte 20 vetë brenda në furgon, shoferi e pëson keq

Dibër/ I ngjeshte 20 vetë brenda në furgon, shoferi e pëson keq

85
0
Shares

Policia Rrugore në Dibër ka gjobitur një shofer me 10 mijë lekë si dhe i ka pezulluar atij lejen e qarkullimit për 6 muaj.

Kjo masë është marrë ndaj tij për shkak të denoncimeve të qytetarëve, të cilët janë ankuar për mënyrën e transportimit të pasagjerëve.

Njoftimi i plotë nga policia Dibër:

Jo vetëm nga qytetet dhe zonat urbane,  njoftimet ? dhe telefonatat…?, por edhe nga zonat më të thella banorët kanë filluar të denoncojnë drejtues mjeti të “papërgjegjshëm” për përgjegjësinë që kanë ndaj komunitetit dhe udhëtarëve që qarkullojnë në këto zona me mjete të transportit publik.

Të transportosh mbi 20 persona në një automjet të destinuar për 12 persona për më tepër në rrugë të vështira malore të paasfaltuara është shkelje e rëndë e normave të sjelljes.

Banorët kanë njoftuar Policinë Rrugore të Dibrës, e cila menjëherë ka reaguar duke  identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit.

OASH  e ka ndëshkuar  me gjobë 10 mijë lekë  edhe pezullim leje drejtimi për 6 muaj.

Siguria e nxënësve, siguria e udhëtarëve është prioritet për Policinë Rrugore.

Bashkë mund të rrisim më shumë parametrat e sigurisë rrugore jo vetëm në rrugët me asfalt , por kudo  në zonat malore apo rurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY