Nis “gjuetia”, kush është zyrtari që u kap me kolegen brenda në...

Nis “gjuetia”, kush është zyrtari që u kap me kolegen brenda në makinën e shtetit?

157
0
Shares

Mediat kosovare kanë filluar “gjuetinë” për të gjetur se kush ndodhej brenda makinës zyrtare e cila u kap në mes të autostradës me dy persona brenda.

Kujtojmë se një makinë zyrtare ndaloi për disa minuta në rrugën Prishtinë-Pejë, në afërsi të fshatit Balincë pasditen e së enjtes. Ai u filmua nga kalimtarët pasi ata vunë re se brenda tij një çift po kryente marrëdhënie seksuale.

Sipas Gazeta Express të gjitha institucionet kanë zgjedhur të heshtin për këtë çështje.

Sipas të njëjtave burime, makinat me targa 4Z i përkasin Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe atij Prokurorial. Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës thonë se nuk mbajnë përgjegjësi për këtë çështje ndërsa Këshilli Prokurorial nuk ka kthyer përgjigje. Zëdhënësja e KGJK-së, Ajshe Qorraj tha se nuk janë përgjegjës për këtë rast.

Përdorimin e automjeteve qeveria e Kosovës e ka rregulluar që prej kohës së UNMIK-ut. Makinat zyrtare mund të përdoren vetëm prej ministrave, zv.ministrave, sekretarëve permanent dhe shefave të kabineteve. Sipas udhëzimit makinat mund të përdoren 24 orë për qëllime pune.

Pak kohë më parë u publikua rasti i zv,ministrit të shëndetësisë, Granit Abdullahu i cili u pa në orët e vona të mbrëmjes me veturën e shtetit të parkuar para një bari. Kryeministri Haradinaj premtoi në nisje të mandatit se kush keqpërdor resurset shtetërore do të ndëshkohej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY