Mesazhi i Pashkëve për politikën shqiptare, imzot Frendo: Ne nuk duam vetëvrasjen...

Mesazhi i Pashkëve për politikën shqiptare, imzot Frendo: Ne nuk duam vetëvrasjen e kombit

37
0
Shares

Në Virgjilje të Pashkëve Katolike, mesazhi këtë vit ka shkuar për politikën shqiptare dhe të gjitha palët që e përfaqësojnë.

Imzot George Frendo, duke iu drejtuar besimtarëve të krishterë por edhe të gjithë shqiptarëve tha se nuk mund të heshtë përballë kësaj situate, duke iu kërkuar politikanëve të angazhohen për një zgjidhje të drejtë, pasi siç tha ai ne nuk duam ‘vetëvrasjen’ e kombit.

Sivjet po kremtojmë pashkët në një moment shumë kritik dhe të tensionuar në vendin tonë. Unë nuk jam politikan, nuk po flas si politikan por jam bari dhe si bari shpirtëror që e do Shqipërinë dhe shqiptarët nuk mund të hesht përballë kësaj situate. U bëj apel të gjithë politikanëve, kanë detyrë morale të angazhohen për një zgjedhje të drejtë dhe të shqetësohen më shumë për të mirën e përbashkët se sa për pozitën që kanë. Situata tashmë është shumë e rëndë dhe sa më shumë të zgjasë, më të mëdha do jenë pasojat për popullin. Ne nuk duam vetëvrasjen e kombit. Përfaqësuesit e popullit duhet të jenë shembull për popullin. Ngjallja e Krishtit na jep shpresë dhe shpresa nuk na bën optimistë, por na jep kurajë për të përballuar problemet dhe na bën të aftë për t’u angazhuar për një shoqëri më të mirë. Ju uroj nga zemra paqen e gëzimin e Krishtit! Gëzuar!”,-ka thënë në mesazhin e tij imzot Frendo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY