LAJM I FUNDIT/Rudina Hajdari gjen mënyrën për të hyrë në zgjedhje, krijon...

LAJM I FUNDIT/Rudina Hajdari gjen mënyrën për të hyrë në zgjedhje, krijon partinë e re

135
0
Shares

Pasi paralajmëroi se do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Rudina Hajdari ka vijuar me të tjera plane për të ardhmen e saj në politikë. Rudina Hajdari ka mbledhur mesditën e së shtunës grupin parlamentar demokrat, në fokus të së cilës ishte regjistrimi në zgjedhjet lokale.

Vajza e liderit të dhjetorit Azem Hajdari ka vendosur të krijojë një parti të re politike. Shqiptarja.com shkruan se emri i partisë do të jetë “Bindja Demokratike” dhe pjesë e saj janë bërë që tani disa prej figurave që kanë qenë pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike.

Mësohet se pjesë e saj do të jetë ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen për aksionin politik të Rudina Hajdarit. Nismëtarët janë drejt përfundimit të procesit tëmbledhjes se 3 mijë firmave që nevojiten për të regjistruar një forcë politike.

Partia “Bindja Demokratike” thuhet se do të regjistrohet të martën, kur është dhe afati i fundit, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Gjykatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY