DETAJE/Zbulohet grupi i rrezikshëm në Bulqizë, 3 të arrestuar

DETAJE/Zbulohet grupi i rrezikshëm në Bulqizë, 3 të arrestuar

120
0
Shares

Nje tjetër grup që shpërndante drogë është shkatërruar.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në zbatim të një plani operacional kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Sh. D., 23 vjeç, banues në Dushaj, Njësia Administrative Fushë Bulqizë.
  • A.Gj., 24 vjeç, banues në Qytet i Ri Bulqizë.
  • G. D., 30 vjeç, banues në Qytet i Vjetër, Vajkal, Bulqizë.

Policia dispononte informacione se shtetasi SH.D, merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave si dhe përgatitej për të kultivuar bimë narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë këtij shtetasi i’u gjetën rreth 10 doza me lëndë narkotike si dhe një sasi farash cannabis sativa për tu kultivuar.

Po në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe shtetasit A.GJ dhe G.D, të cilët dyshohej se në bashkëpunim me njëri – tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në lokale, ku gjatë arrestimit të tyre në një bar kafe në Bulqizë këtyre shtetasëve u është gjetur në tavolinë një qese ku brenda saj kishte lëndë narkotike të ndara në doza gati për shitje, rreth 30 doza.

Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY