Pret të marrë mandatin e deputetit, gruaja i kërkon divorcin Gjuzit pas...

Pret të marrë mandatin e deputetit, gruaja i kërkon divorcin Gjuzit pas sherrit me kunatën

65
0
Shares

Teksa pret rradhën për të marrë mandatin e tij si deputet, duket se gjërat s’kanë ecur edhe aq mirë në jetën e tij private. Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, po divorcohet nga gruaja. I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, Gjuzi ka shpjeguar se ditën e sotme ka qenë një seancë, e cila nuk është  mbajtur. Deputeti i ardhshëm bën me dije se këto lajme publikohen tani nga armiqtë e tij në politikë, që janë shtuar shumë kohët e fundit. “Më kanë hyrë edhe në shtëpi, jo vetëm me lajme.  Në datë 19 shkurt kunata ime, motra e gruas më ka nisur një mesazh fyes, shumë fyes dhe unë i kam bërë një kallëzim penal zonjës.

Bashkëshortja më ka kërkuar ta tërheq kallëzimin dhe unë i thashë jo, nuk e tërheq. Të nesërmen, pra me datë 20 shkurt ajo ka paraqitur një kërkesë për divorcë. Si unë dhe bashkëshortja jemi ende në një shtëpi, pra nuk është përfundimtare ndarja. Them që më janë futur në shtëpi, pasi nipi i kunatës dhe gruas time është nënkryetar i bashkisë Shkodër. Kanë ndërhyrë gjithandej me presione dhe kërcënime që unë mos të marrë mandatin”, është shprehur Kujtim Gjuzi në prononcimin dhënë Gazetës Shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY