EMRI/Gara për kryeprokurorin e ri, regjistrohet sfiduesi i parë i Arta Markut

EMRI/Gara për kryeprokurorin e ri, regjistrohet sfiduesi i parë i Arta Markut

67
0
Shares

Është regjistruar dhe kandidatura e parë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Burime nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë bërë të ditur se prokurori Olsian Çelaj ka dorëzuar kandidaturën e tij për Prokuror të Përgjithshëm.

Çelaj njihet edhe si prokurori i laboratorit të kokainës në Xibrakë. Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi.

Kandidati nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit, ndërsa aplikimet pritet të mbyllen më 30 prill.

Ky është kandidati i parë i regjistruar për postin që aktualisht e mban Arta Marku.

Pritet që të ketë edhe kandidatë të tjerë në lidhje me postin e prokurores së Përkohshme të Përgjithshme Arta Marku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY