11 ditë nga grabitja në Rinas, Krimet e Rënda kërkesë bankave: Sa...

11 ditë nga grabitja në Rinas, Krimet e Rënda kërkesë bankave: Sa para ju grabitën?

46
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka dërguar kërkesë tre bankave të cilat u grabitën në Rinas për të mësuar se sa ka qenë shuma e marrë nga autorët, informacio që se paku duhej marrë që më herët.

Kërkesa u ka shkuar edhe kompanive të transportit, të cilat shoqëruan drejt Rinasit shumën e konsiderueshme të parave. Policia ka referuar se është grabitur një shumë prej 7 milionë eurosh, po derimë tani nuk ka asgjë zyrtare.

Nga ana tjetër derimë tani bëhet me dije se Prokuroria ka sekuestruar 10 gëzhoja dhe kallashnikovin më të cilin Admir Murataj ka qëlluar në drejtim të Policisë në përplasjen e 9 Prillit.

Ditën e djeshme, Gjykata për Krime të Rënda i dha edhe 2 javë kohë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt.Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqes edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës. Seanca e ardhës do të mbahet në 2 maj ora 9:00.

Kujtojmë se Muarataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të viteve 2015-2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY